Përshtatën lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohen katër persona në Devoll

Aktualitet

Përshtatën lokalin për organizimin e lojërave të fatit,

Katër persona kanë rënë në pranga nga policia këtë të martë në Devoll. Administratori i lokalit, një 52-vjeçar kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit.

Gjithashtu në pranga ranë edhe tre persona të tjerë që u kapën në flagrancë në lokal, duke luajtur Poker.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealer”, është zbuluar në Bilisht, një lokal që ishte përshtatur për lojëra fati. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit:

– V. S., 52 vjeç, banues në Bilisht, administrator i lokalit, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa licencë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

– E. Sh., 28 vjeç, G. H., 38 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, banues në Korçë dhe Bilisht, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion