“Bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga Siria”, paralajmëron udhëheqësi rebel: Nuk do të ketë kthim në…

Bota

“Bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga Siria”,

Kreu i grupit Hayat Tahrir al Sham (HTS) thotë se bota nuk ka nevojë të ketë frikë nga një qeveri e re siriane.

Abu Mohammed al Jolani, në komentet e tij të para për mediat perëndimore që kur koalicioni i tij rebel përmbysi qeverinë e Bashar al Asadit, tha se nuk do të ketë “kthim në panik”.

Lideri rebel u pyet gjatë një interviste për Sky News se cili është mesazhi i tij për vendet e huaja, ku tha se “frika e tyre është e panevojshme, në dashtë Zoti. Vendi do të rindërtohet.”

Jolani tha gjithashtu se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër. “Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot. Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik.”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion