Po ecte me shpejtësi për të çuar djalin e sëmurë në spital, aksident i rëndë në Durrës, makina kthehet përmbys

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme pranë kryqëzimit të Stadiumit në Durrës, ku një automjet është përmbysur pas një përplasjeje të fortë.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi, ndërsa po transportonte djalin e tij drejt spitalit.
Shoferi ka humbur kontrrolin duke u përmbysur në rrugë, pasi djali ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.
Shqetësim ngre edhe vonesa e ambulancës. Megjithëse spitali ndodhet rreth 500 metra nga vendi i aksidentit, ambulanca dyshohet se ka mbërritur pas rreth 30 minutash.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.
Ndërkohë që gjendja e babait dhe djalit të aksidentuar nuk dihet ende.


