Përplaset makina dhe motori në Elbasan, plagosen 2 persona

Aktualitet

Përplaset makina dhe motori në Elbasan, plagosen 2 persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Elbasanit, ku për pasojë janë plagosur 2 persona. Informacionet e para kanë bërë me dije se një makinë është përplasur me një motor, fatmirësisht pa dëme të rënda.

Mësohet se ambulance ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke i dhënë të plagosurve ndihmën e nevojshme. Aktualisht ata ndodhen në spital, jashtë rrezikun për jetën. Ndërkohë shkaku i aksidentit nuk është bërë ende me dije.

ME TE LEXUARAT