Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, ja situata aktuale e Covid-19 në Kosovë

Kosovë&Rajon

Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, ja situata aktuale e

Situata e covid-19 në Kosovë vjen duke u përmirësuar. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, por kanë rezultuar të infektuar 15 persona. Aktualisht numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 745, ku Prishtina mbetet vatra e infeksionit, me numrin më të lartë të infektimeve krahasuar me qytetet e tjera.

Në 24 orët e fundit, 56 qytetarë kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 156.812 që nga fillimi i epidemisë në vend. Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë vaksinuar 1.497.408 qytetarë, ku 666.265 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion