Zetori humb kontrollin dhe përmbyset, plagoset gjyshi me nipin dhe mbesën në Lushnje
Lajmifundit
/
16 Tetor 2021, 16:29
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Lushnje. Mësohet se një zetor ka humbur kontrollin dhe ka është rrëzuar dhe për pasojë u plagosën 3 persona. Informacionet e para kanë treguar se në zetor ishin gjyshi me nipin dhe mbesën, ku mësohet se kjo e fundit, 10-vjeç, është në gjendje të rëndë, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.
Nuk dihet shkaku i ngjarjes. Policia ndodhet në vendin në fjalë, ku po heton mbi rrethanat./BW


