Përndiqte prej kohësh një shtetase, arrestohet 27-vjeçarja nga Kruja, në pranga dhe 3 të tjerë

Aktualitet

Përndiqte prej kohësh një shtetase, arrestohet 27-vjeçarja

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasen Z. S., 27 vjeçe, banuese në Shkretë, Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. H., 57 vjeç, banues në Vorë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”;




– J. S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– S. Ll., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e masës administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion