Pastrim parash dhe korrupsion/ Zbardhet dosja e SPAK për Ahmetaj: Ja sa para dhe prona mori nga Zoto

Aktualitet

Pastrim parash dhe korrupsion/ Zbardhet dosja e SPAK për Ahmetaj: Ja sa

Në dosjen hetimore të SPAK, një pjesë e së cilës i është dorëzuar Kryesisë së Kuvendit, janë relatuar dhe cituar të gjitha provat dhe faktet, referuar të cilave Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Ahmetajt.

Më herët, gjatë ditës së sotme, SPAK, iu drejtua Kuvendit me kërkesë për t’i hequr mandatin e deputetit Arben Ahmetajt me qëllim hapjen rrugë të arrestimit të tij dhe ushtrimit të kontrollit personal dhe të banesës.

“Prokurorët e posaçëm e akuzojnë deputetin Arben Ahmetaj se është përfshirë në korrupsion në të paktën 6 raste. Nuk ka deklaruar pasurinë duke bërë deklarime të rreme dhe fshehur atë, në bashkëpunim, si dhe është përfshirë në pastrimin e parave”.

Në një njoftim zyrtar, SPAK bëri të ditur se ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri ka marrë cilësinë e personit nën hetim për 3 akuza, më e rënda ajo e pastrimit të parave në kuadër të një hetimi të nisur në vitin 2022.

Sipas SPAK:

1.Ahmetaj ka përfituar një shumë prej 170 480 Euro, ne vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë ndërmjet shtetasve të tjerë. Nëpërmjet kësaj shume parash, Arben Ahmetaj dyshohet të ketë përfituar në mënyrë të tërthortë 2 apartamenteve me sipërfaqe 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, në vendin e quajtur Selitë, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet 2 personave të tjerë.

2.Pasurinë truall + ndërtesë me sipërfaqe trualli 521.13 m2 dhe sipërfaqja ndërtesë 98 m2 ndodhur në Hamallaj, e përfituar në vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, dhe më pas është kaluar  tek një person i tretë dhe në përfundim, vila ka përfunduar në pronësi të shtetases Eriola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj.

3.Shumën prej 130 000 Euro, në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë nga ish-bashëshortja e Arben Ahmetajt dhe vetë Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndajnjë shtetasi tjetër, të 1 apartamenti me sipërfaqe 178.68 m2 dhe 1 garazhdi, me sipërfaqe 21 m2, në vendin e quajtur Selitë,  vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar Integrated Technology Services” sh.p.k. nepërmjet një shtetasi tjetër.

4.Shumën prej 140 000 Euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë në emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” në palë të treta të 1 apartamenti me sipëfaqe 178.68 m2 dhe 1 garazhdi, me sipërfaqe 21 m2, në vendin e quajtur Selitë, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve të tjerë.

5.Shumën prej rreth 34 422 Euro, të pëfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 – 2017, pagesa këto, të kryera drejtpërdrejtë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shetasin Arben Ahmetaj apo të afërm të tij.

6. Shumën në total prej 2 007 373 Lekë, në vitin 2019 dhe 2020, në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k., në funksion të një invesimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr. 7/434+1-1 sip 167 m2, rruga Reshit Collaku, në pronësi të shtetasit Arben Ahmetaj;

Sa më lart, vlerësohet se janë përfitime të parregullta, të dhëna të personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyre të drejtëpërdreitë ose të tërthortë, me qëllim kryerjen ose moskryerien e veprimeve që lidhen me detyrën në funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe subjekteve tregtare të registruara.

Në pjesën tjetër të dosjes, SPAK, pretendon se personi nën hetim, Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, si edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi X i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Blako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.

-Në datën 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 Lekë, Implanti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 Lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 Lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligiore (me shkresen nr. 8026/22 prot date 28.01.2016, shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt-vendimin për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr. 575 date 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, në koherencë me ndryshimet e ligjit për koncensionet të propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministriëe qe ai drejton.

-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot. datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projektvendimin “Për miratimin e Bonusit prej 10% të pikëve, që i jepet X shoqërisë për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimit të implantit të traitimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgiigie e ka dhëne pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj financiare apo teknike.

-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot. datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 Lekë.

Akuzat e SPAK për Arben Ahmetajn

• “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

• “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

• “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

 

ME TE LEXUARAT