Të nxehtit ekstrem shkatërron gjumin: 65% e evropianëve vuajnë nga pagjumësia, shkencëtarët: Ndikon edhe në tru

Vala e të nxehtit që ka mbërthyer Evropën ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe fizik të njerëzve.
Gjatë të nxehtit ekstrem këtë verë me temperatura rekord në Evropën Perëndimore, 65 përqind e të rriturve u ankuan se qëndronin zgjuar për tre ose më shumë orë në natë në vend që të flinin, sipas një ankete të kryer në Britaninë e Madhe.
Çrregullimet e gjumit janë një pasojë e pashmangshme e verave më të gjata dhe më të nxehta të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt, me temperatura që rriten më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja botërore, kështu që është bërë një nga vatrat më të mëdha të fenomenit të pagjumësisë.
Sipas shkencëtarëve ndërkombëtarë, që analizojnë ndikimin e klimës në fenomenet ekstreme të motit, temperatura kaq jashtëzakonisht të larta natën janë njëqind herë më të mundshme sot, për shkak të ndryshimeve klimatike.
Humbja e gjumit e shkaktuar nga nxehtësia është vënë re vetëm vitet e fundit si një tregues i rëndësishëm i ndikimit të ndryshimeve klimatike në shëndetin fizik dhe mendor.
Ekipi ndërkombëtar i studiuesve mblodhi të dhëna mbi 165 milionë netë gjumë nga pothuajse 318 mijë përdorues të pajisjeve të monitorimit të gjumit të veshura në trup ose të vendosura nën dyshek për të analizuar ndikimin e temperaturave në rritje në gjumë.
Përveç ndikimit në disponim dhe përqendrim, gjumi i çrregullt mund të rrisë rrezikun e diabetit, depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe madje edhe obezitetit.


