Pa leje qarkullimi dhe kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Pa leje qarkullimi dhe kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi po drejtonte makinën pa leje qarkullimi dhe pas kontrollit të makinës, iu gjet edhe lëndë narkotike.

“J. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion