Operacioni ‘Tempulli 3’, drogë me taksi në Tiranë, Gjykata lë në burg 20 të arrestuarit

Aktualitet

Operacioni ‘Tempulli 3’, drogë me taksi në Tiranë,

Tre persona punonin si operatorë në një dhomë në Laprakë ku përmes një numri celulari merrnin porositë. E ngjashme me call centerin dhe linja ishte e hapur 24 orë.

Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe droge. Pjesë e rrjetit ishin dhe disa taksistë, të cilët ranë në prangat e policisë.

Në mesin e të arrestuarve janë të paktën 3 taksistë.

Pesë të arrestuarit më herët janë pjesë e grupit të Enea Sulejmanit, kryetarit të Shoqatës së Transportit Ndërqytetës arrestuar mbrëmjen e 21 marsit pas tentativës për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës duke i shtypur me makinë në “Rrugën e Kavajës”.

Emrat e të arrestuarve

Rei Ramushi,
Emiljano Birja,
Abdullah Zyberi,
Albjo Shkira,
Kevin Nazari,
Amarildo Jashari,
Florjan Çepa,
Ibez Zebi,
Florjan Miha,
Erol Bardhoshi,
Andrin Bajraktari,
Emiljano Maksutaj,
Hamza Firi,
Albi Bulku,
Maringlen Kolaj,
Armando Disha,
Klodjan Lena,
Altmir Mustafaraj,
Gentjan Agaj,
Flori Lime

Masat e arrestit të komunikuara në qeli

Envis Gorellari
Fatjon Çiçi
Enea Sulejmani
Igli Begaj
Shkëlqim Ostreni

 

ME TE LEXUARAT