Operacioni me 12 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri/ Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarët

Aktualitet

Operacioni me 12 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri/ Antimafia:

Një gjurmë gishtash e lënë në vendin e ngjarjes i lejoi Karabinierëve të Kompanisë Borgo San Lorenzo të shkatërronin një rrjet të gjerë ndërkombëtar të trafikimit të drogës.

Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut të Firences (DDA) dhe që zgjati nga viti 2020 deri në vitin 2023, çoi në lëshimin e 12 urdhrave të paraburgimit dhe 20 kontrolleve, aksion për të cilin dje edhe Policia e Shtetit publikoi informacionet e operacionit “Fingerprint” (Gjurma e gishtit).

Në Portëz të Fierit u kap një nga anëtarët e organizatës, i kërkuar nga Italia si pjesë e dosjes. Ai është Edi Hoxha, allias Edison Hoxha, 41 vjeç.

Mediat italiane kanë publikuar edhe detaje nga operacioni në vendin fqinj dhe hetimet e kryera. Mes të arrestuarve edhe një grua, teksa organizata sipas hetimeve përbëhej nga 3 celula, ku në krye qëndronin shqiptarët.

Operacioni u zhvillua njëkohësisht në 10 provinca italiane, me mbështetjen e mbi 100 efektivëve dhe njësive me qen antidrogë. Hetimi, i cili filloi në Mugello, zbuloi operacionet e tre grupeve të dallueshme kriminale me pasoja transnacionale.

Gjatë hetimit, u sekuestruan gjithsej rreth 2 kg kokainë , 22 kg marijuanë dhe gjysmë kilogrami hashash. Gjithashtu, katër persona të tjerë u arrestuan gjatë këtij operacioni .

Tre grupet dhe biznesi i tyre i paligjshëm

Sipas rindërtimeve të hetuesve, organizatat vepronin në fronte të shumëfishta:

-Një grup shtetasish shqiptarë specializoheshin në importimin e kokainës nga Holanda dhe më pas shpërndarjen e saj me shumicë në Itali.

-Një tjetër celulë kriminale ishte e përfshirë në eksportimin e kokainës nga Firence në Zvicër, ku ajo shiste me pakicë së bashku me hashashin dhe marihuanën. Trafikimi i drogës kryhej si në kantonin e Zyrihut ashtu edhe në disa provinca të Toskanës.

-Organizata e dytë, e lindur nga një degë e së parës, përbëhej tërësisht nga shqiptarë, përfshirë një grua, dhe menaxhonte importimin e sasive të mëdha të kanabisit nga Zvicra për tregun italian.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion