Mbajti me forcë 19-vjeçarin në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

Aktualitet

Mbajti me forcë 19-vjeçarin në automjet, arrestohet

Policia ka arrestuar 33-vjeçarin Geraldo Obzova, që i hoqi lirinë një të riu disa ditë më parë në Sarandë, duke e mbjatur me forcë në makinë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari.


Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2025, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” shtetasin F. M., 19 vjeç, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion