Person me rrezikshmëri të lartë, kush është i riu që mori peng 19-vjeçarin dje në Sarandë

Aktualitet

Person me rrezikshmëri të lartë, kush është i riu

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me autorin e dyshuar për pengmarrjen dje në Sarandë të Francesk Manit.

Geraldo Obzova, me precedentë që në moshë të mitur për “vjedhje” disa herë, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “shkatërrim prone me eksploziv”, “kultivim i bimëve narkotike”, konsiderohet nga policia e Sarandës person me rrezikshmëri të lartë.

I riu dyshohet se dje, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” 19- vjeçarin, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion