E RËNDË! E moshuara në Vlorë tenton të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni

Aktualitet

E RËNDË! E moshuara në Vlorë tenton të vetëvritet

Një grua e moshuar rreth moshës 80 vjeç në Vlorë ka mbyllur derën e banesës së ku jeton e vetmuar dhe ka dalë në ballkonin e shtëpisë, duke kërcënuar se do të hidhet.

Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia 3, ku e moshuara prej minutash qëndroi në ballkonin e shtëpisë në katin e tretë dhe kërcënoi që do të hidhet.

Kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse në vendngjarje. Një efektiv i zjarrfikëses është ngjitur me shkallë në banesën e të moshuarës dhe për ta bindur të zbresë poshtë.

E moshuara dyshohet se vuan nga probleme të sklerozës. Nipi i saj ka shkuar dhe ka hapur derën e banesës së bashku me efektivin e zjarrfikëseve dhe e moshuara po merr ndihmën mjekësore.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion