Ngjarja makabre në Kavajë, xhelozia “detyroi” 48-vjeçarin që të djegë për së gjalli gruan

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja makabre e ndodhur në Kavajë paraditen e sotme.
Mësohet se Bilbil Shirja për xhelozi ka djegur për së gjalli gruan e tij në makinë dhe më pas është vetëvarur.
“Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.
Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes”, njofton policia


