Gjendet e djegur në makinë 45-vjeçarja në Kavajë, bashkëshorti i saj ishte vetëvarur në pemë

Aktualitet

Gjendet e djegur në makinë 45-vjeçarja në Kavajë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 45-vjeçare është gjetur e djegur brenda një makinë ndërsa bashkëshorti i saj është gjetur i vetëvarur. Policia tregon kanë mbetur të vdekur shtetasit Fëllënxa Shirja dhe Bilbil Shirja.


“Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes”, njofton policia

ME TE LEXUARAT