Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë
Lajmifundit
/
13 Qershor 2024, 13:28
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në kryeqytet.
Ndalimi i këtij shtetasi erdhi pas denoncimit që i është bërë në polici nga prindërit e të miturës.
“Shtetasi 55 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

