“Nga prishja e provave te intimidimi i dëshmitarëve”, gazetarja: Arsyet pse GJKKO pezulloi nga detyra Belinda Ballukun

Aktualitet

“Nga prishja e provave te intimidimi i dëshmitarëve”,

GJKKO vendosi sot 2 masa sigurie në ngarkim të zv/kryeministres dhe ministres së Transporteve dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se GJKKO vendosi masat për disa arsye. Ajo sqaroi se Belinda Balluku duke qenë numri 2 i qeverisë, rrezikonte të cenonte provat.

“GJKKO ka vlerësuar se influenca e Belinda Ballukut si numri 2 i qeverisë, pozicioni që e mban ndër vite, fakti që ka drejtuar Ministrinë me portofolin më të madh buxhetor, ka të gjitha mundësitë për të deformuar provat dhe intimiduar dëshmitarët.

Sipas GJKKO, mbajtja larg zyrës së zv/kryeministres dhe ministres së Transporteve e Energjisë, bën që ajo të mos dëmtojë provat dhe të mos ushtrojë presion mbi dëshmitarët”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

ME TE LEXUARAT