VIDEO/ Prag tragjedie në Çeki, përplasen “kokë më kokë” dy trena! Raportohet për persona të plagosur! Ja çfarë dyshohet

Bota

VIDEO/ Prag tragjedie në Çeki, përplasen “kokë

Dy trena pasagjerësh janë përplasur ditën e sotme  në Çeki, duke lënë të paktën pesë persona të plagosur rëndë dhe rreth 40 të tjerë me lëndime të lehta, raportuan zyrtarët dhe mediat lokale.

Shërbimet e shpëtimit të zjarrfikësve bënë të ditur se përplasja ndodhi rreth 132 kilometra në jug të Pragës.

Sipas tyre, të gjithë pasagjerët e të dy trenave u evakuuan në mënyrë të sigurt. Një përfaqësues i spitalit lokal tha për agjencinë e lajmeve CTK se pesë persona janë shtruar me plagë serioze.

Ministri i Transportit, Martin Kupka, deklaroi në një postim në platformën X se shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

Por informacionet paraprake sugjerojnë se njëri nga trenat mund të ketë kaluar sinjalin që e detyronte të ndalonte.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion