Nga djegia e makinave të ish-kreut të policisë te trafiku i drogës, si u zbulua banda në Tiranë me dronë dhe agjentë

Aktualitet

Nga djegia e makinave të ish-kreut të policisë te trafiku i

TIRANË
Zbardhen detaje të reja nga goditja e grupit të trafikut të drogës në Tiranë, ku u arrestuan 12 persona dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë.

Gjithçka ka nisur rreth një vit më parë, ku policia ka marrë një denoncim nga ish-drejtori i Policisë së Beratit, Shkëlqim Kokonozi, për djegien e dy makinave.

Menjëherë grupi hetimor ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes, ku ka identifikuar shtetasit Deivid Shuaipi dhe Arnaldo Çiçaj. Por, policia në grumbullimin e pamjeve filmika, ka zbuluar se këta persona merreshin edhe me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Për këtë arsye, policia e shtriu hetimin edhe për trafikun e lëndëve narkotike, duke përdorur edhe dronë e vëzhgim në terren me agjentë, prej ku zbulua edhe personat e tjerë të implikuar në trafikun e drogës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion