Nesër nis vaksinimi i farmacistëve në Shqipëri, formulari që duhet të plotësojnë

Aktualitet

Nesër nis vaksinimi i farmacistëve në Shqipëri, formulari

Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi i farmacistëve në Shqipëri, duke filluar më parë me ata që punojnë në kryeqytet. Lajmin e ka bërë me dije Urdhri i Farmacistëve me anë të një njoftimin në faqen zyrtare.

Në postim, njoftohen të gjithë farmacistët e rajonit të Tiranës që janë të interesuar të plotësojnë një formular me të dhëna personale në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës.

Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qëndrave të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në vend po vazhdon vaksinimi i gazetarëve dhe uniformave blu dhe të moshuarit mbi 70-vjeç ndërsa të pritet të nisë vaksinimi edhe për punonjësit e hoteleve dhe ato në fasoneri.

Nesër nis vaksinimi i farmacistëve në Shqipëri, formulari

Kliko KËTU për të shkuar të formulari

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion