Ja si e ndoqën killerat nga pas Bardhok Planajn, 50 metra sapo doli nga banesa e tij

Autorët kanë ndjekur me makinë Bardhok Pllanaj mbrëmjen e 4 prillit 2021.
Ora News ka siguruar një foto ku tregohet qartë ndjekja e automjetit tip Range-Rover që drejtohej nga Planaj.
Ky i fundit në foto, shfaqet 50 metra pasi kishte dalë nga banesa e tij në Dobraç, dhe është drejtuar në fshatin Koplik.
Makina tip “Volsvagen Pasat” që shihet në foto, është vetëm 5 metra larg nga shënjestra Bardhok Planaj, i cili pas këtij momenti do të ndodhej përballë zjarrit të 2 grykave të automatikëve kallashnikov.

Në pamjet filmike dallohet qartë se autorët, pozicionohen në krahun e majtë të makinës së Planaj dhe në një distancë shumë të afërt, kanë hapur zjarr në mënyrë të befasishme dhe sistematike, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të Planaj.
Pikërisht ky automjet tashmë po analizohet nga policia dhe prokuroria e Shkodrës, për të mësuar intenerarin e lëvizjes në Shkodër.
Shpresat e policisë janë në sigurimin e ndonjë filmimi, që tregon autorët jashtë makinës dhe dukshëm të zbuluar.
Sipas burimeve të policisë, dukshëm në këtë ngjarje ka marë pjesë një celulë killerash e përbërë prej 6 persona ku secili ka pasur rolin dhe detyrat e ndara, në këtë këtë krim që tronditi Shkodrën.
“…Kemi dy shoferë, një në makinën e autorëve dhe një në gadishmëri për ti larguar shpejt nga vendi i djegies së makinës. Kemi dy qitësa. Dhe sigurisht që kemi dhe dy persona vëzhgues që kanë ndjekur në dinamikë lëvizjet e Bardhok Planaj brenda qytetit të Shkodrës…”- tha një burim pranë policisë së qytetit.
Tashmë hetimi i kësaj ngjarje është përqëndruar në ekzaminimin e armëve të zjarrit dhe krahasimi i tyre me gëzhojat e predhat e plumbave të gjetura në vendin e krimit.
Njëherësh ekzaminim është kërkuar të kryhet për aparatin e telefonit të viktimës, aty ku mund të gjenden biseda që i shërbejnë hetimit të këtij krimi.
Bardhok Planaj, u qëlluar plot 79 herë me dy automatikë, ndërsa vrasja besohet deri në këtë fazë të hetimit se është kryer për hakmarje dhe pazaret e drogës./ora news


