Nesër protesta më e madhe mbarëkombëtare! Organizatorët thirrje shqiptarëve: Me ne do të jenë dhe…

Aktualitet

Nesër protesta më e madhe mbarëkombëtare!

Në mbyllje të protestës së 34-t para kryeministrisë mbrëmjen e sotme, para se të niste edhe marshimi tradicional spektakolar i mijëra qytetarëve, organizatorët i bënë thirrje të gjithë diasporës dhe shqiptarëve që nesër të mblidheshin në Tiranë.

Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora që t’i bashkohen tubimit mbarëkombëtar të paralajmëruar të 4 korrikut.

Në mbyllje të protestës së sotme, ata apeluan për pjesëmarrje masive, duke ftuar qytetarët të vijnë në Tiranë së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre.

“Nesër e gjithë Shqipëria në shesh. Të gjithë emigrantët do të jenë në shesh dhe, me ndihmën e Zotit dhe të juristëve, në shesh do të jenë edhe djemtë e arrestuar. Nesër merrni me vete shokët dhe familjarët. E gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, të jetë nesër këtu. Nesër më shumë se kurrë”, ishte mesazhi i tij nga podiumi.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta e së nesërmes synon të jetë tubimi më i madh që nga nisja e lëvizjes, ndërsa vijojnë të kërkojnë lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave dhe dorëheqjen e qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion