Nëntë kuti votimi nga Diaspora të parregullta, Celibashi: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B

Aktualitet

Nëntë kuti votimi nga Diaspora të parregullta, Celibashi: Në

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashim, në konferencën për mediat nga Parku Olimpik ku po numërohen votat e Diasporës thotë se 9 kuti me zarfe nga jashtë vendit janë të parregullta.

“Ka dokumentacion që ka ardhur nga jashtë, është i parregullt. Është në mungesë të zarfit. Mungojnë zarfat B që ne kemi dërguar, sepse një pjesë e votuesve kanë dërguar vetëm zarfin A. 2596 raste të adm në kuti, kur 99.99% lidhen me mungesën e zarfit B”.

Kjo shpjegon se përse aktualisht në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i zarfeve të numëruar rezulton më i madh se shifra totale e zarfeve. Në disa raste, emigrantët nuk e kanë futur zarfin A në zarfin B, por e kanë vendosur direkt në zarfin e DHL-së. Për këto raste, KQZ po mban procesverbale manualisht. Në fund, të dhënat do të reflektohen në sistem.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion