"Nëna, u zura me atë djalin që më tallte shumë"/ Flet gjyshja e 14-vjeçarit që plagosi me thikë bashkëmoshatarin

Aktualitet

"Nëna, u zura me atë djalin që më tallte

Një sherr mes dy adoleshentëve në Maliq ka agravuar në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq. Sipas policisë, adoleshenti i plagosur po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjyshja e autorit, Arefije Kora, ka folur për mediat duke thënë:

“Unë isha në shtëpi, vjen djali që nga shkolla, nuk e di a vajti në shtëpi a nuk vajti, se unë djalin e kam në shtëpi më vete. Më tha: ‘Nëna, u zura me atë djalin që më tallte shumë’. Nuk pandeha që ishte bërë kaq e madhe. Më tha: ‘Unë kisha atë thikën, ai më shtriu në tokë, unë nuk do e godisja, por nuk e di si e zuri thika. Unë nuk e mora për atë thikën. Ai më shtriu i pari në tokë, unë siç lëviza, e zuri thika’.

Nga këtu shkova te i ati, më doli gjyshja, i tregova, po thërriste ajo dhe ka të drejtë, nuk i zemërohem dot. Më tha: ‘Djalin e çuam në Korçë, o bëhet, o nuk bëhet’. Marrim taksinë për të shkuar në Korçë, rrugës marrim të gjyshin e djalit dhe e pyesim si është, se jemi nisur. ‘Ne djalin e kemi në Korçë’, na tha, ‘por mos hajdeni se po erdhët do bëhet e madhja, do vritemi, nuk ju lë të gjallë’.

U kthyem, gjetëm policinë, i pyetëm, na thanë po kërkojmë thikën.

E tallnin shumë djalin, më shumë pa shkollë djali se me shkollë. Ca e tallnin andej, ca i thoshim: ‘Do shkosh në shkollë se s’bën’. Më tallnin, thoshte, po pse, nuk e di. Ju kam vajtur në shtëpi, nuk e di unë, e shkreta. Nuk janë shokë klase. Ne ankoheshim tek këta, djalin e tallte dhe vinte në shtëpi duke qarë. Ne familjarët na thonin: ‘Do i flasim djalit dhe do e zgjidhim’. Ju thosha: ‘Po na mbetet djali pa shkollë, djali është në klasë të shtatë’. I thoshim: ‘Shko te mësuesi, tako dhe drejtorin".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion