Nëna e 22-vjeçares që u vra nga i dashuri: E ndjeja se diçka i kishte ndodhur, shoqet e saj më thanë...

Aktualitet

Nëna e 22-vjeçares që u vra nga i dashuri: E ndjeja se

Një vjazë shqiptare ka humbur jetën pasi është qëlluar për vdekje nga partneri i saj. Ilaria Sula rezultonte e zhdukur prej një jave ndërsa sot prindërit mësuan se vajza e tyre ka vdekur. Trupi i  22-vjeçares është gjetur në një valixhe dhe e hedhur në një zonë të pyllëzuar disa kilometra nga Roma.

Familja e Ilaria Sulës kishte mbërritur në Itali nga zona e Lushnjes, për të nisur një jetë të re. Mamaja, G. Sula, punon si pastruese, ndërsa i ati, F. Sula në një kompani ndërtimi. Ata jetojnë në një shtëpi pranë stadiumit në Terni, bashkë me fëmijën e dytë, djalin 19-vjeçar L. Sula.

Pas zhdukjes së vajzës, mamaja e saj e kishte parandjerë se diçka e keqe kishte ndodhur, ndërsa ka rrëfyer:

“Menjëherë e kuptova se ishte diçka e keqe sepse ajo zakonisht bënte telefonata me video dhe nuk i përdorte mesazhet e thjeshta. Më pas fola me shoqet me të cilat jetonte dhe bashkë me burrin vendosëm ta denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj.

E di që hetimet çuan menjëherë te djali që Ilaria kishte lidhje në të shkuarën, por dimë shumë pak për të”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion