E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin

Aktualitet

E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnje, ku një çift bashkëshortësh dyshohet se është vrarë nga djali i tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje. Sipas të dhënave paraprake, Florjan Dalladaku dyshohet se ka goditur për vdekje prindërit e tij brenda banesës.

Mësohet se autori i dyshuar ka probleme të shëndetit mendor. Pas ngjarjes, ai është larguar nga banesa me automjet.

Policia është vënë në ndjekje të tij dhe ka ngritur postblloqe në zona të ndryshme, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT