Ndryshimet në Kadastrën e Durrësit/ Dorëhiqet drejtori Rezart Elmazi

Aktualitet

Ndryshimet në Kadastrën e Durrësit/ Dorëhiqet drejtori

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Rezart Elmazi është larguar nga detyra.

Ai kishte dhënë dorëheqjen që para zgjedhjeve të 25 prillit, po vetëm tani i është pranuar nga drejtori i përgjithshëm i kadastrës Artan Lame.

Burime nga ky institucion bëjnë me dije se në krye të kadastrës së Durrësit do të komandohet Viola Hima, e cila vitin e kaluar u komandua në krye të kadastrës së Vlorës, por u tërhoq nga pozicioni vetëm pas pak ditësh.

Aktualisht Hima mban funksionin e specialistes në kadastrën e Tiranës. Nuk dihet nëse fundi i majit të këtij viti do të jetë më i mbarë se ai i një viti më parë për Himën, kur iu besua drejtimi i Kadastrës së Vlorës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion