Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në Shqipëri, AKU: I pasigurt

Aktualitet

Nga sot hyn në fuqi ndalimi i importit të mishit brazilian në

Nga sot, Shqipëria ndalon zyrtarisht importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pati njoftuar disa ditë më parë se ky vendim vjen pas heqjes së këtij vendi nga lista e autorizuar e BE-së.

Vendimi për ndalimin e importit u mor për shkak të dështimit të ofrimit të garancive të sigurisë për përdorimin e antibiotikëve dhe stimuluesve për rritjen e kafshëve.

Megjithatë, ngarkesat e mishit të shpendëve dhe gjedhit me certifikata të lëshuara para 3 shtatorit do të vijojnë të pranohen, edhe nëse mbërrijnë pas kësaj date.

Prej më shumë se 2 dekada Shqipëria blen mish dhe nënprodukte të tij nga Brazili, duke bërë që ky shtet të renditet i pari në listë sa i takon importeve të këtij produkti. 

Sipas përllogaritjeve bazuar në të dhënat e INSTAT nga janari deri në qershor janë blerë në total 23 mijë tonë mish me vlerë 46.3 milionë euro, ku 34.6% e këtyre furnizimeve ishin nga Brazili.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion