Grabitja tek “Shallvaret” në banesën e një efektivi policie, autorët thyen xhamin e dritares

Aktualitet

Grabitja tek “Shallvaret” në banesën e një efektivi

TIRANË
Detaje të reja zbardhen nga grabitja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet, në rrugën “Reshit Çollaku”, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Shtëpia e një efektivi policie ka qenë shënjestër e grabitësve. Rreth orës 19:30 të ditës së djeshme autorët kanë thyer xhamin e dritares dhe kanë hyrë në apartamentin e shtetasit J.V., kanë marrë një shumë prej 18 mijë lekësh dhe bizhuteri.

Vjedhja është konstatuar nga bashkëshortja M.V. kur është kthyer në shtëpi, e cila ka njoftuar policinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion