Fitorja me Bolonjën i siguroi pjesmarrjen në Champions, Pirlo: Unë e kam kthyer në rrugë Juventusin

Fjalët se Andrea Pirlo mund të largohet nga Juventusi tani nuk do dëgjohen më, pasi bardhë e zinjtë siguruan pjesëmarrjen në Champions League në sezonin e ardhshëm. Djemtë Pirlos shkëlqyen në ndeshjen kundër Bolonjës, duke shënuar 4 gola, sigurisht dhe falë falë barazimit të Napolit me Veronën.
Andrea Pirlo beson se ka bërë mjaftueshëm për ta bindur hierarkinë e Juventusit ta mbajë atë në postin e trajnerit edhe sezonin e ardhshëm, duke thënë se ka vendosur skuadrën në binarë në sezoni ne tij debutues si trajner i bardhezinjve.
Pirlo është përballur me presion dhe me një të ardhme të pasigurt që prej se Juve u eliminua herët nga Liga e Kampionëve pas humbjes së Portos dhe pasi Interi e siguroi titullin në Serie A qysh herët. Ai tha se iu desh kohë për t’i bërë lojtarët e tij ta kuptojnë strategjinë e tij dhe këmbëngul se Juventusi do të jetë shumë i fuqishëm nëse ai mbetet trajner me këtë grup lojtarësh.

“Kurrë nuk jam frikësuar. M’u desh paksa kohë për ta krijuar një rutinë në seancat stërvitore. M’u desh pak kohë për t’i bërë djemtë të kuptojnë se çfarë kërkoj unë, nuk ka qenë e lehtë të vijë këtu në mesin e shumë kampionëve, por të gjithë më kanë ndihmuar.
Unë jam përmirësuar. Ishte sezon i komplikuar, por i dobishëm për zhvillimin tim. Ne jemi në rrugën e duhur përderisa e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të gjithë se bashku punojmë për synimin tonë. Në fillim të sezonit na munguan të gjitha këto. Në fund, ne e arritëm rezultatin (kualifikimin në Ligën e Kampionëve). Nëse e fillojmë sezonin e ri së bashku, do ta kemi një bazë të fuqishme”, tha ai.


