Ngjarja tronditëse në Mirditë, policia njoftim zyrtar: Shtetasi Viktor Bardhi është gjetur i pajetë në automjet

Politikë

Ngjarja tronditëse në Mirditë, policia njoftim zyrtar: Shtetasi

Policia ka dhënë detaje mbi atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

Sipas policisë, rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas është gjetur i pajetë në automjet shtetasi Viktor Bardhi, rreth 65 vjeç. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri.

Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Ngjarja ka ngritur dyshime për një tjetër episod të lidhur me konfliktet e mëparshme, por deri tani autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin e vrasjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion