Ndodh në Fier! Dy gra mashtruan 55-vjeçaren duke u prezantuar si vajzat e saj dhe i morën 10 mln lekë

Aktualitet

Ndodh në Fier! Dy gra mashtruan 55-vjeçaren duke u prezantuar si

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier!

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset Sh. T., 36 vjeçe dhe Xh. T., 32 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Procedimi penal nisi pas kallëzimit të shtetases F. Gj., 55 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se këto shtetase e kanë mashtruar nëpërmjet telefonit duke u prezantuar si vajzat e saj dhe i kanë marrë një shumë prej rreth 1 000 000 lekësh.

ME TE LEXUARAT