Ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi, nën hetim në gjendje të lirë 3 pronarë

Aktualitet

Ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi, nën hetim

Ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi, nën hetim në gjendje të lirë 3 pronarë.

"Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar penalisht shtetasit: 

E. H., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse; 

TH. D., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar në një objekt ekzistues në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse; 

M. M., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar një strukturë prej hekuri në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse", njofton Policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion