Po tentonin të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, nuk i shpëtojnë policisë 3 të rinjtë

Aktualitet

Po tentonin të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve

Arrestohen 3 të rinj në Laç, pasi u kapën duke vjedhur në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç. Blutë bëjnë me dije se kanë rënë në pranga A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.

 “Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, por falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë “, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT