Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

Aktualitet

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar

Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit tonë të shquar Fatos Kongoli, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Dorian Kongoli ishte vetëm 47-vjeç dhe jetonte në Nju Jork. Duke ndjekur ‘gjurmët’ e të atit, i ndjeri ishte shkrimtar vetë. Ai shkruante me pseudonime dhe jo me emrin e tij, ndërsa në SHBA ushtronte profesionin e policit.

Në muajin Korrik 2025, familja dhe një organizatë për mbledhjen e fondeve publikuan rastin e Dorian Kongolit dhe bënë me dije se ai po luftonte me kancerin e veshkave në fazën e 4.

Në shqip ka qarkulluar një roman i tij me titull “Transplanti i jetës”. Shtëpia botuese Toena dha lajmin në Facebook dhe tregon se romani i fundit i Dorianit ishte në proces botimi.

Postimi i plotë:

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të DORIAN KONGOLIT, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.

DORIAN KONGOLI jetonte e punonte në NJU-JORK prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.

Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:

– Imprint legacy, 2019

– Morning star, 2020

– Yesterday’s Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022

Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “TRANSPLANTI I JETËS” (TOENA, 2020).

Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”

Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit

E premte, 31 tetor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00

E shtunë, 1 nëntor paradite 10:00-13:00; pasdite 17:00-20:00

Shpirti i tij pushoftë në paqen e përjetshme!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion