Muzika e lartë i kushton shtrenjt lokalit të natës në Ksamil, policia gjobit pronarin

Aktualitet

Muzika e lartë i kushton shtrenjt lokalit të natës në

Pas ankesave të shumta nga banorët, Policia e Sarandës ka kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në lokalin e natës "Foga" në Ksamil.

Gjatë kontrollit, përmes një aparati matës të zhurmave, rezultoi se muzika në lokal tejkalonte kufirin e lejuar.

Për këtë shkelje, lokali u gjobit me 100.000 lekë të reja. Policia e Sarandës ka njoftuar se do të intensifikojë kontrollet e këtij lloji përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Ky është viti i parë që Policia e Sarandës është pajisur me pajisje të specializuara për matjen e ndotjes akustike.

ME TE LEXUARAT