Këngëtari “legjendar” e pëson sërish, ish- e dashura e akuzon për abuzim seksual dhe torturë

Nuk mbarojnë akuzat për këngëtarin e njohur Marilyn Manson, nga ish e dashura e tij, Jane Doe. Kjo e fundit pretendon se ajo filloi lidhjen me të në vitin 2011, ndërsa thotë se marrëdhënia e tyre ishte aq romantike në fillim, por gjërat shpejt morën një kthesë për keq.
Në seancë gjyqësore, Doe ka deklaruar se Manson një herë i tregoi asaj një video në shtëpi që ai e quajti “Groupie” dhe më pas e mbajti të mbyllur në një vend të sigurt. Ajo pretendon se Manson i tha asaj që video u xhirua më 1996 pasi grupi i tij luajti një shfaqje në Hollywood Boël dhe pretendon se pamjet përfshijnë veprime seksuale, poshtërim dhe një armë.
Gruaja pretendon se filmi i Manson tregon se ai lidh një fanse të re në një karrige dhe e detyron atë të pijë një gotë me urinën e një anëtari të bendit, duke e kërcënuar atë me një armë dhe ndoshta duke e fshikulluar me pistoletë. Doe thotë se videoja e frikësoi për vdekje.
Në rrëfimin e saj tronditës, ajo tha se Manson e përdhunoi atë kur ajo shkoi të kthente një çelës në shtëpinë e tij dhe më pas e kërcënoi për vdekje.


