Librazhd/ Dhëndri i jep valium vjehrrit dhe vjehrrës dhe u vjedh banesën

Aktualitet

Librazhd/ Dhëndri i jep valium vjehrrit dhe vjehrrës dhe u vjedh

Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur qytetin e Librazhdit. Një 36-vjeçar, identifikuar si Ismail Kllogjri, është arrestuar pasi dyshohet se i ka dhënë valium vjehrrit dhe vjehrrës së tij, duke i bërë të pavetëdijshëm, dhe më pas u ka vjedhur një shumë parash dhe një celular.


Ngjarja u zbulua pas shtrimit të çiftit të moshuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim nga medikamenti qetësues.

NJOFTIMI I POLICISE

I dha çiftit të moshuar një dozë të lartë medikamenti qetësues (valium) dhe më pas vodhi një shumë parash në banesën e tyre; identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe një celular.

Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga hetimet rezultoi se autori, i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre), dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe një celular. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion