Moti i keq, 1700 familje pa energji elektrike në Qarkun e Korçës

Aktualitet

Moti i keq, 1700 familje pa energji elektrike në Qarkun e

1700 familje në Qarkun e Korçës janë pa energji elektrike pas stuhisë së 48 orëve të fundit.

Më e rëndë situata paraqitet në Bilisht, ku pas defekteve në nënstacionin e këtij qyteti kanë ngelur 1444 familje janë pa energji elektrike.

208 familje të tjera janë pa energji elektrike në fshatrat Protopapë, Peshtan, Mazrekë e Pulahe pas defektit në nënstacionin e Rehovës, shkruan A2.

Gjithashtu, 50 familje janë pa energji në fshatrat Panarit, Ballabanovë, Treske e Grabockë per shkak të defektit të fidrit nr.6.

6 grupe pune nga OSSHE Korçë janë në terren duke punuar për normalizimin e situatës, por terreni i thyer malor dhe gjatësia e linjave e bën të vështirë situatën e krijuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion