Musk thotë se pas 10 vitesh njerëzit do punojnë për hobi

Soft

Musk thotë se pas 10 vitesh njerëzit do punojnë për hobi

Pas 10 vitesh njerëzit do punojnë vetëm nëse kanë dëshirë.

Pra puna do të jetë vetëm për kënaqësi dhe askush nuk do të punojë për t'u ushqyer.

Ky është parashikimi i Elon Musk, i cili thotë:

"Ndoshta në 10, 20 vitet e ardhshme, për mua kjo është në afatgjatë…

Parashikimi im është që puna do të jetë opsionale.

Opsionale?

Opsionale.

Do jetë si të luash ndonjë sport apo video game, diçka e tillë.

Nëse do të punosh, do të jetë e njëjta gjë sikur mund të shkosh në dyqan për të blerë ca perime, ose t`i mbjellësh perimet në kopshtin tënd.

Është e vështirë t`i rritësh vetë perimet, por disa njerëz e bëjnë ende, sepse i pëlqen të rritin perime.

Kjo do të jetë edhe puna.

Opsionale.

Ka ende shumë punë për të arritur deri aty", thotë Musk.

ME TE LEXUARAT