Moti bën kthesën drastike, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Aktualitet

Moti bën kthesën drastike, ja çfarë do të ndodhë

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Ditën e Shtunë dhe Ditën e Diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Hera-herës rrebeshe e  shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht Ditën e Diel. Valëzimi  në  dete do te jetë I forcës 1-2ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion