“Me mua nuk...”/ ‘Plas’ sherri në emision, Ngjela ‘përplaset’ ashpër me moderatoren, ndërpritet intervista

Aktualitet

“Me mua nuk...”/ ‘Plas’ sherri në emision, Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku komentoi zhvillimet në veri të Kosovës.

Por intervista u ndërpre në mes nga moderatorja Sidorela Gjoni për shkak të përplasjes që ajo pati me avokatin.

Pyetjet dhe ndërhyrjet që moderatorja i bëri avokatit bën që ai të acarohej dhe të kërkonte ta linte të fliste. Ndërkohë që moderatorja e ndërpreu lidhjen dhe i kërkoi të qetësohej, pasi nuk mund ta lejonte të monologonte në bisedën me të.

Avokat Ngjela: E di pse Vuçiç i ka rrëmbyer policiët e Kosovës, sepse Kurti i ka arrestuar 3 banditët më të mëdhenj anti-shqiptar që u kapën në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka kapur krekot e mëdhënj dhe këtë nuk besoj se e ka bërë e vetme pa ndihmën e amerikanëve. Vuçiç i mba peng policët që të kërkojë ndërrim.

Moderatorja Sidorela Gjoni: Ata janë kriminel nuk janë njësoj me policët!

Ngjela: Po prit një minutë tani! Dëgjoje tjetrin deri në fund! I mban peng policët që të kërkojë ndërrim. Merrni policët, lëshojini ata. Por ku lëshohen ata?!

Gjoni: E tha Kurti nuk ka Pazar.

Gjoni: Avokat mos ke nevojë të qetësohesh? Qetësohu dhe po ashtu lidhemi njëherë tjetër!

Ngjela: Pse do ta ndërpresësh moj zonjë?

Gjoni: Do të ndalemi në zhvillime të tjera deri sa të qetësohet avokati. Monolog avokati nuk do bëj, të paktën kur bisedon me mua jo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion