E rëndë/ Gjendet i vdekur drejtori i televizionit të njohur shqiptar
Lajmifundit
/
13 Gusht 2026, 15:04
Aktualitet

Mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i Lirim Hajredinit është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka.
Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi do të dorëzohet për autopsi.
Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.


