Mot me diell, por pasditja sjell vranësirat! Si do të luhaten temperaturat sot

Aktualitet

Mot me diell, por pasditja sjell vranësirat! Si do të luhaten

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 14°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

 

ME TE LEXUARAT