Deklara e fortë, Trump thotë se po shqyrton mundësinë të "hedhë në erë të gjithë kombin" e Iranit

Bota

Deklara e fortë, Trump thotë se po shqyrton mundësinë
Presidenti amerikan Donald Trumpi deklaroi se po shqyrtonte mundësinë e "shkatërrimit të plotë" të Iranit, mes raportimeve se SHBA-ja po përgatitet të rifillojë veprimet ushtarake kundër regjimit.

Presidenti amerikan gjithashtu la të kuptohet se mund t'i "linte ata të kalbeshin ekonomikisht", ndërsa Teherani gjendet nën presionin e një bllokade detare, nëse nuk arrin një marrëveshje paqeje.

Të dielën, Irani njoftoi se po përgatitej për sulme të mundshme ajrore dhe kërcënoi me kundërpërgjigje. Ambasadat amerikane dhe Departamenti i Shtetit lëshuan paralajmërime sigurie gjatë fundjavës, teksa në rajon kanë nisur luftimet mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Houthi të Jemenit.

Trump, i cili u largua të shtunën nga rezidenca presidenciale në Camp David më herët se sa pritej për t'u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, i tha Fox News të dielën se ndodhej në një "fazë vendimmarrjeje" dhe se "gjëra shumë të mëdha do të ndodhin në një të ardhme jo shumë të largët".

Opsionet e tij ishin "shkatërrimi i plotë i Iranit, lënia e tyre të kalben ekonomikisht ose arritja e një marrëveshjeje", tha ai, duke shtuar: "Pyetja ime është: a do ta shkatërroj plotësisht këtë komb dhe kur?"

Ai ka kërcënuar më parë se do ta "shkatërronte plotësisht vendin", se do ta bombardonte Iranin duke e kthyer "në Epokën e Gurit".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion