Mori kredi duke përdorur kartën e identitetit të 19-vjeçares, shpallet në kërkim adoleshenti nga Elbasani

Aktualitet

Mori kredi duke përdorur kartën e identitetit të

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit ka marrë kredi duke përdorur kartën e identitetit të një bashkëmoshatareje të tij.

Burime zyrtare bënë sot me dije (8 korrik) se regjistruan denoncimin e 19-vjeçares dhe nisën hetimet për rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare shpallën në kërkim shtetasin A. D., 19 vjeç, pasi ka kallëzuar një bashkëmoshatare e tij, se ka marrë kredi me kartën e identitetit që i ka marrë pa dijeninë e saj.

Punohet për kapjen e shtetasit A. D., si dhe për verifikimin e kallëzimit”, bëri me dije policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion