Morën peng një person në Itali, arrestohen dy vëllezërit e rrezikshëm në Tiranë

Aktualitet

Morën peng një person në Itali, arrestohen dy

Kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimi drejt Italisë, dy vëllezër nga Tirana. Shtetasit e identifikuar si B.H dhe B.K, u arrestuan në zonën e Kinostudios dhe Freskut, pasi ishin dënuar nga Gjykata e Savonas me arrest me burg për veprën penale “grabitje me armë” dhe “rrëmbim i paligjshëm”.

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Brothers". 

Të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, dy vëllezër.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Brothers".

Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grabitja me armë" dhe "Rrëmbimi i paligjshëm" parashikuar nga Kodi Penal italian.  

 Viijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion