Iu gjet kokainë me vlerë 700 mijë paund dhe pistoletë në banesë, dënohet shqiptari (Emri)

Aktualitet

Iu gjet kokainë me vlerë 700 mijë paund dhe pistoletë

Një shqiptar që fshehu një pistoletë dhe 13 kilogramë kokainë në gardërobën e tij, së bashku me pajisjet e shitjes së drogës është dënuar në Angli. Mediat vendase shtetasi shqiptar Irakli Rustemi, 33 vjeç, nga Hertfordshire, u hetua nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar – një njësi e specializuar e përbërë nga oficerë të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit.

Në tetor të vitit të kaluar, policia ndaloi një Citroen DS3 të bardhë në Buntingford, i cili drejtohej nga Rustemi, pasi mori informacione se ata që ishin brenda kishin një armë zjarri.

Kontrollet vërtetuan se Rustemi ishte një i arratisur nga Forca e Emigracionit pa leje për të qëndruar në Britani. Oficerët kontrolluan automjetin dhe më pas banesën e tij, ku gjetën një pistoletë dhe gjashtë fishekë në një karikator, i cili ishte mbështjellë me një peshqir dhe vendosur në një gardërobë, së bashku me kokainë me një vlerë prej 700,000 £.

Kokaina ndahej më së shumti në blloqe një kilogrami, por gjendej edhe në thasë në sasi më të vogël. Së bashku u zbuluan një sërë pajisjesh të lidhura me tregtimin e drogës. Kjo përfshinte vulat e nxehtësisë, mbështjellësin plastik, çanta dhe një thikë. Oficerët gjetën gjithashtu një grup targash magnetike të automjeteve.

Rustemi u arrestua dhe u akuzua për veprën penale të posedimit të armëve të zjarrit, municionit dhe lëndëve narkotike. Ai u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës së St Albans në janar të këtij viti dhe u dënua me 11 vjet burgim në të njëjtën gjykatë dje më 30 tetor.

Dënimi i tij do të thotë se grupi i krimit të organizuar të cilit i përkiste tani është çmontuar.

ME TE LEXUARAT